Botë

Shumë civilë kanë vuajtur, thotë Bideni për 7 tetorin

Joe Biden

Joe Biden

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se shumë civilë kanë vuajtur gjatë një viti të konfliktit në Lindjen e Mesme, që nisi pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Bideni flet për “brutalitetin e papërshkrueshëm” dhe “bukurinë e jetëve që u vodhën atë ditë”, raporton BBC.

“Sot dhe çdo ditë, unë mendoj për pengjet dhe familjet e tyre”, ka deklaruar Bideni, teksa ka dënuar edhe “rritjen e madhe të antisemitizmit në Amerikë”.

Bideni është zotuar po ashtu se do të vazhdojë të punojë për një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

“Nuk do të ndalojë së punuari për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza që sjell pengjet në shtëpi", është shprehur Biden, i cili thotë se një zgjidhje diplomatike në Liban është e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme.

“Historia do ta kujtojë edhe 7 tetorin si një ditë të errët për popullin palestinez”, thuhet në fund të deklaratës së Bidenit.