Botë

Shtohet rreziku për rrëshqitje të tjera të dheut në Papa Guinenë e Re

Papa Guinea

Autoritetet janë duke u frikësuar për një rrëshqitje të re të dheut dhe përhapjen e sëmundjeve në Papa Guinenë e Re, pas fatkeqësisë e cila ka bllokuar më shumë se 2 mijë persona.

Gurë të mëdhenj, dhe e pemë kanë rënë në Yambali të premten, kur një sipërfaqe e malit u shemb. Dheu tashmë është bërë akoma më i paqëndrueshëm për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, derisa shumë trupa vazhdojnë ende të mbesin të bllokuar.

Zyrtarët e OKB-së janë në vendin e ngjarjes duke ndihmuar mbi  1600 persona të cilët janë zhvendosur për shkak të shkatërrimit të shtëpive dhe rrezikut për rrëshqitje të reja. Sipas agjencisë, 670 fshatarë të asaj pjese kanë vdekur, derisa qeveria e Papa Guinesë së Re i ka thënë OKB-së se më shumë se dy mijë persona janë bllokuar. Pesë trupa janë tërhequr nga shembja e dheut të hënën.

“Ne po dëgjojmë se rrëshqitje të reja  mund të ndodhin dhe ndoshta mbi 8000 njerëz duhet të evakuohen”, ka thënë Serhan Aktoprak, shef i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim. “Ky është shqetësimi kryesor. Rrëshqitja e dheut është duke shkaktuar rrezik serioz dhe më shumë se 6000 persona mund të preken nga kjo, ose më shumë”.

Pamjet ku shihen fshatarët duke gërmuar dheun po ashtu shihen si shqetësuese.