Botë

Shtohen thirrjet për armëpushim edhe në Gaza

Gaza

Foto: Associated Press

Marrëveshja e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban u ndërmjetësua nga SHBA-ja, ndërsa Franca pritet të ndihmojë në monitorimin e armëpushimit.

Të mërkurën në mëngjes, Turqia ka ofruar gjithashtu mbështetjen e saj për të vendosur "paqe të brendshme" në Liban. Në një postim në X, ministria e saj e Jashtme i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të "ushtrojë presion" ndaj Izraelit për të "siguruar dëmshpërblime për dëmet që ka shkaktuar në Liban".

Irani, i cili mbështet Hezbollahun, thotë se mirëpret lajmin për fundin e "agresionit të Izraelit kundër Libanit".

Mirëpo teksa një armëpushim ka filluar në Liban, luftimet vazhdojnë në Gaza. Kjo ka bërë që Jordania - e cila kufizohet me lindjen e Izraelit të bëjë thirrje për përpjekje më të mëdha ndërkombëtare për t'i dhënë fund luftës në Gaza.Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer është pajtuar me këtë thirrje.

Ai thotë se marrëveshja duhet të bëhet një "zgjidhje e qëndrueshme" në Liban, përpara se të shtojë se duhet të ketë "përparim të menjëhershëm" drejt një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.