Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të premten mbi tarifat dhe ekonominë, duke thënë se ndjenja e përgjithshme është se ka “optimizëm të madh në këtë ekonomi”, transmeton The Guardian.
“Kjo është një formulë e vërtetuar ekonomike”, ka thënë Leavitt.
Ajo u përgjigj gjithashtu ndaj pyetjeve mbi obligacionet amerikane, që supozohet të jenë asetet më të qëndrueshme në botë, dhe se si ato po humbin vlerën.
Sipas saj, sekretari i Thesarit, Scott Bessent është “duke e përcjellë për së afërmi tregun e obligacioneve”. Leavitt ka ripërsëritur se negociatat mbi tarifat e Trumpit deri më tani kanë qenë sukses, tek ka shtuar se “15 oferta nga vendet e ndryshme janë në tavolinë”, teksa Shtëpia e Bardhë ka dëgjuar oferta prej rreth 75 vendeve.
Kur bie theksi te Kina, e cila ka ngritur tarifat prej 125 për qind në importet amerikane, Leavitt ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, është “optimist”, ndonëse nuk dha detaje se si një marrëveshje me Kinën mund të arrihej.