Botë

Shtëpia e Bardhë mbron vendimin e Bidenit për djalin e tij: Hunter u veçua politikisht

Karine Jean-Pierre

Foto: Associated Press

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka mbrojtur vendimin e presidentit, Joe Biden për të falur djalin e tij, Hunter Biden.

“Ai e ka marrë vendimin këtë fundjavë”, ka thënë Jean-Pierre duke shtuar se presidenti ka deklaruar që “ka luftuar” me procesin.

“Presidenti besonte se mjaft është mjaft dhe e ndërmorri veprimin”, është shprehur ajo.

Jean-Pierre ka shtuar se në pesë vjetët e fundit, kundërshtarët politikë të presidentit kanë deklaruar se “do të shkonin pas” Hunter Bidenit. 

Në pyetjen e një gazetari nëse Bideni nuk beson më në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, duke pasur parasysh deklaratën e tij se pse e fali djalin e tij, Jean-Pierre ka thënë se presidenti beson që djali i tij është “veçuar politikisht”.

"Presidenti beson në sistemin e drejtësisë dhe në Departamentin e Drejtësisë. Dhe ai gjithashtu beson se djali i tij u veçua politikisht", është shprehur ajo. 

LEXO EDHE: