Dronët misteriozë që fluturuan mbi pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vitit të kaluar ishin autorizuar nga rregullatorët dhe “jo armiqësor”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA), kishte aprovuar dronët për studim dhe shumë prej tyre ishin të qytetarëve lokalë, ka njoftuar sekretarja për media e presidentit të SHBA-së, Karoline Leavitt, gjatë konferencës për shtyp të martën, raporton “BBC”.
Dronët ishin shfaqur në New Jersey dhe shtetet afër gjatë nëntorit dhe dhjetorit, duke nxitur reagime në internet për spekulime rreth origjinës dhe qëllimeve të tyre.
Autoritetet asnjëherë nuk kanë dhënë përgjigje të plotë, vetëm kanë deklaruar se ata nuk janë kërcënim për sigurinë.