Botë

Shtatë të vrarë nga sulmi izraelit në Siri

Sulm izraelit në Siri

Foto: Associated Press

Një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në lagjen Sayeda Zainab në jug të kryeqytetit sirian Damask, ka lënë të vrarë shtatë civilë të dielën, ka njoftuar Ministria siriane e Mbrojtjes. 

Ky është sulmi i dytë i tillë në më pak se një javë. Viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë, ku janë plagosur edhe 20 persona gjithashtu, ka bërë të ditur ministria në një deklaratë. 

Për sulmin, nuk pati asnjë koment nga Izraeli, por më herët zyrtarë të saj kanë thënë se forcat ajrore kanë goditur asetet e inteligjencës së grupit të armatosur libanez, Hezbollah në të njëjtën zonë, raporton Reuters.

Sayeda Zainab, një bastion i Hezbollahut dhe vendi i një faltoreje të madhe shiite, ka qenë shënjestra e sulmeve të mëparshme. 

Izraeli i ka shtuar sulmet në Siri që nga ai i 7 tetorit 2023 nga grupi militant Hamas dhe veçanërisht që nga përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Hezbollah.