Botë

Shtatë të vdekur nga sulmi izraelit në Damask

Sulmi izraelit

Foto: Associated Press

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi izraelit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, të martën.

Sipas ministrisë siriane të Mbrojtjes, shtatë persona, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë, raporton BBC.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve nën rrënoja, ka bërë të ditur ministria.

Ndërtesa e goditur nga sulmi është në lagjen Mazzeh të Damaskut, e cila është shtëpia e ambasadave dhe selive të sigurisë, sipas ministrisë së Mbrojtjes. 

Tri katet e para të ndërtesës janë shkatërruar, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Lexo përditësimet tjera
Sulm izraelit

Izraeli sulmon Damaskun, raporton agjencia siriane e lajmeve

Një sulm izraelit ka goditur kryeqytetin e Sirisë, Damask, ka raportuar agjencia shtetërore siriane e lajmeve.Sipas...