Botë

Shtatë të vdekur nga një sulm rus në Zaporizhzhia

Zaporizhzhia

Zaporizhzhia

Foto: Associated Press

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vdekur, përfshirë tre fëmijë, si pasojë e një sulmi me raketa ruse në qytetin në rajonin lindor të Ukrainës, Zaporizhzhia kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë të dielën.

Më shumë se 30 persona u plagosën gjithashtu në sulm, sipas Administratës Rajonale Ushtarake-Civile të Zaporizhzhias, raporton AP.

Tetë prej tyre ishin fëmijë.

Sulmi në qytetin e Vilnyanskut shkaktoi një zjarr të madh dhe dëme në ndërtesat e banimit, infrastrukturën kritike dhe automjetet, thanë zyrtarët.

Zjarrfikësit janë parë duke luftuar me flakët dhe duke kryer operacionet e shpëtimit.