Botë

Shtatë të vdekur në Gaza nga sulmi i Izraelit, katër prej tyre fëmijë

Gaza

Foto: Associated Press

Një sulm ajror nga Izraeli në një ndërtesë në qendër të Gazës ka vrarë të paktën shtatë palestinezë, përfshirë katër fëmijë. 16 persona kanë mbetur të lënduar, kanë thënë zyrtarët.

Ndërtesa e goditur gjendej në kampin e refugjatëve, Nuseirat.

Izraeli përballet me kritika të rënda ndërkombëtare për shkallën e paprecedentë të viktimave civile në Gaza. Izraeli thotë se godet vetëm militantët dhe fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve me arsyetimin se luftëtarët e tij operojnë në zona të banueshme, raportoi AP. 

Më shumë se 45 mijë palestinezë janë vrarë gjatë 14 muajve lufte në Gaza mes Izraelit dhe Hamasit. Negociatorët thonë se palët po i afrohen një marrëveshje armëpushimi që do të siguronte edhe lirimin e pengjeve izraelite.