Shpërthimi që ka ndodhur të shtunën jashtë një sinagoge në Francë po hetohet nga autoritetet si “tentim vrasje terroriste”.
Policia ka thënë se shpërthimi u shkaktua nga dy vetura që u dogjën jashtë sinagogës “Beth Yaacov”.
Burime në polici kanë thënë se një burrë është parë në kamerat e sigurisë duke ua vënë zjarrin veturave dhe se kishte një flamur palestinez, ndoshta edhe një armë, raportoi BBC.
Lideri i komunitetit hebre, Yonathan Arfi, ka thënë se incidenti ishte “tentim për të vrarë hebrenj”.
Shpërthim jashtë një sinagoge në Francë, lëndohet një polic
Një shpërthim ka ndodhur jashtë një sinagoge në Francë të shtunën në mëngjes.
Shpërthimi është shkaktuar nga dy vetura që janë vënë në zjarr jashtë sinagogës “Beth Yaacov” në La Grande-Motte, kanë thënë autoritetet. Një prej veturave kishte një shishe benzine të fshehur.
Policia ka thënë se rastin po e trajton si tentim për zjarrvënie.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, e ka quajtur incidentin “akt kriminal”.
“Dua të siguroj bashkëqytetarët tanë hebrenj dhe komunën se e kanë mbështetjen time të plotë”, ka shkruar ai.
Një polic është lënduar dhe është dërguar në spital. Raportohet se nuk është në rrezik për jetë.