Botë

Shpërthime të fuqishme në Damask

Shpërthime të fuqishme në Damask

Foto: Associated Press

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, gjatë orëve të para të së martës, ka raportuar CNN.

Një re tymi u pa të ngrihej në qytet, derisa s'janë dhënë detaje mbi shpërthimet. Prej së dielës kur ra regjimi i Bashar al-Assadit, ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore në bazat ushtarake të Sirisë.

Autoritetet e Sirisë ua dorëzuan pushtetin rebelëve sirianë.

Kjo u prit me entuziazëm nga qytetarë të shumtë sirianë. Në anën tjetër, Assadi ka kërkuar azil politik në Rusi.

Mijëra të burgosur politikë janë liruar nga burgjet famëkeqe të Assadit.