Botë

Shpërthime në një garazhë në Zvicër, dy të vdekur

garazhe

Foto: Associated Press

Dy persona janë gjetur të vdekur pas shpërthimeve në një garazhë në një ndërtesë apartamentesh në veri të Zvicrës.

Njëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime.

Mediat zvicerane kanë raportuar se shpërthimet kanë krijuar re të madhe tymi që dukej edhe nga larg dhe po ashtu janë dëgjuar që nga jashtë qytezës.

Policia ka thënë se zjarri ishte përhapur në disa kate të ndërtesës dhe se njerëzit ishin evakuuar.

Shpërthimet ndodhën në qytezën Obersiggenthal. Policia ka thënë se duket se u shkaktuan nga një aksident.