Një shpërthim ka ndodhur në qendër të Athinës, afër zyrave të kompanisë hekurudhore “Hellenic Train”.
Pamjet që janë marrë nga vendi i ngjarjes shfaqën se shpërthimi ndodhi nga një çantë shpine, e cila ishte lënë jashtë ndërtesës të premten, raportoi BBC.
Policia greke ka thënë se thirrje anonime ishin bërë për të paralajmëruar sulmin. Nuk është raportuar për viktima apo të lënduar.
Ministri grek i Transportit, Christos Staikouras, e ka dënuar sulmin.
Njësiti për bomba kishte arritur shumë vonë në vendngjarje pas shpërthimit.
“Ky është akt kriminal, që ka rrezikuar jetët e njerëzve, punëtorëve dhe kalimtarëve, në qendër të Athinës dhe gjatë pikut të trafikut”, ka thënë Staikouras.