Një person e ka hedhur veten në erë me bombë pasi është futur në një qendër islame pro-talibane në Pakistan të premten. Një klerik i lartë dhe katër persona janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë lënduar.
Kreu i fraksionit të quajtur “Jamiat-e-Ulema”, Hamidul Haq, është në mesin e të vdekurve. Ai ishte djali i Maulana Samiul Haq, i njohur si “babai i talebanëve”, raportoi AP.
Haq drejtonte qendrën ku shumë talebanë afganë kishin studiuar në dy dekadat e fundit.
Sipas Policisë, Haq ishte caku i sulmit.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë ende.