Rusia ka njoftuar se Konsullata e saj në Marsejë të Francës është goditur nga një shpërthim, të cilin e ka cilësuar si “sulm terrorist”.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima nga ky shpërthim, ka njoftuar Ministria e Brendshme franceze, raportoi “The Independent”.
Asnjë pjesëtar i stafit rus nuk ka pësuar lëndime.

Konsulli i përgjithshëm i Rusisë, Stanislav Oranskiy, ka thënë se pati shpërthim brenda ndërtesës dhe Moska ka kërkuar hetim të plotë nga Franca.
"Shpërthimet në territorin e Konsullatës së Përgjithshme Ruse në Marsejë kanë të gjitha shenjat e një sulmi terrorist", citoi TASS të ketë thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. "Kërkojmë (nga Franca) masa të menjëhershme për të hetuar, si dhe hapa për të forcuar sigurinë e misioneve të huaja ruse”, ka shtuar ajo.
Sipas burimeve të Reuters, shishe plastike u hodhën në murin e konsullatës dhe njëra shpërtheu.
Incidenti në qytetin jugor francez ndodhi në përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë.
VIDEO:
#BREAKING #FRANCE #MARSEILLE #FRANCIA
🔴 FRANCE :📹 EXPLOSION AT RUSSIAN CONSULATE IN MARSEILLE
According to preliminary info, two Molotov cocktails were thrown into the garden of the Russian Consulate
-Le Parisien#Ultimahora #Explosion #Russia #Rusia pic.twitter.com/z8B2hJ4e90