Botë

Shpërthen një bombë në Tel Aviv, një i vdekur e një i plagosur

Pamje nga vendi i ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes

Foto: Associated Press

Të paktën një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi një bombë shpërtheu në Tel Aviv, të dielën në mbrëmje.

"Ne e dimë se trupi i gjymtuar nuk është ai i një kalimtari të pafajshëm, por ai që mbante bombën”, ka thënë komandanti i Policisë së Qarkut të Tel Avivit, Peretz Amar, raporton AP.

“Nëse motivi është kriminal apo nacionalist, është e vështirë të thuhet, sepse është e vështirë për momentin të identifikohet personi”, ka shtuar ai.

Të dielën vonë, policia ka punuar për pastrimin e mbeturinave nga vendi i ngjarjes dhe mjekësia ligjore është duke i analizuar ato.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Izrael të dielën në përpjekje për të nënshkruar një marrëveshje armëpushimi që mund të ndihmojë në zbutjen e tensioneve në rritje në rajonin e Lindjes së Mesme.