Zhytësit në veri të Italisë kanë gjetur dy trupat e fundit të punëtorëve të vrarë nga një shpërthim që shembi dhe përmbyti disa nivele të një hidrocentrali nëntokësor, duke e çuar në shtatë numrin e të vdekurve të konfirmuar, kanë thënë zyrtarët të premten.
Shpërthimi ka ndodhur të martën në hidrocentralin Enel Green Power, në veri të provincës Bologna, në një thellësi prej 40 metrash nën nivelin e ujit, raporton AP.
Katër punëtorë të tjerë të lënduar në shpërthimin masive janë hospitalizuar dhe dy nga ata janë në gjendje të rëndë.
Zhytësit që punuan për më shumë se dy ditë për të gjetur trupat e viktimave e krahasuan skenën me një ndërtesë nënujore të goditur nga tërmeti.
Shpërthimi në hidrocentralin Bargi të Enel Green Power ndodhi gjatë punës për të rritur efikasitetin e centralit, ka thënë kompania në një deklaratë.
Zjarri shpërtheu kur një turbinë shpërtheu në katin e tetë nën sipërfaqe, duke përmbytur dyshemenë poshtë. Shkaku mbetet ende i panjohur.
Prokurorët vendas kanë hapur një hetim për aksidentin.