Botë

Shkon në 76 numri i të vdekurve nga zjarri në një hotel në Turqi

Turqi

Foto: Associated Press

Ka shkuar në 76 numri i të vdekurve si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer të martën në një hotel, në një vendskijimi të Turqisë.

Të paktën 51 të tjerë janë plagosur pasi zjarri përfshiu hotelin, duke i detyruar mysafirët të hidheshin nga dritaret ose të përpiqeshin të përdornin çarçafët për t’u larguar nga ndërtesa, raporton The Guardian.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:30 të mëngjesit të së martës në restorantin e një hoteli 12-katësh, në provincën Bolu, në veri-perëndim të Turqisë.

Ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, ka thënë se të paktën një nga personat e lënduar është në gjendje të rëndë dhe se 17 të tjerë janë liruar nga spitali.

Autoritetet kanë arrestuar katër persona, përfshirë pronarin e hotelit, si pjesë e një hetimi për shkakun e zjarrit. 

Përfaqësuesit e resortit kanë deklaruar se në hotel ndodheshin 238 mysafirë. Dy nga viktimat vdiqën pasi janë hodhur nga ndërtesa në panik, sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin.