Ka shkuar në 37 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ajror që Izraeli ka kryer të premten në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Autoritetet libaneze kanë bërë të ditur se ekipet janë duke kërkuar ende nën rrënoja të ndërtesës së goditur, ku tre fëmijë e shtatë gra ishin në mesin e viktimave.
Forcat Izraelit të Mbrojtjes (IDF) kanë bërë të ditur se kanë arritur të vrasin 15 komandantë të grupit militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah që vepron në Liban.
Në mesin e komandantëve ishte edhe Ibrahim Akil, për informacione për të cilin SHBA-ja kishte ofruar shpërblim prej 7 milionë dollarësh vitin e kaluar, pasi konsiderohej i përfshirë në një sulm ndaj ambasadës amerikane në Liban në vitin 1983.
LEXO EDHE: