Botë

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga tërmeti në Tajvan

Tërmeti në Tajvan

Tërmeti në Tajvan

Foto: Associated Press

Ka shkuar në 12 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në Tajvan.

Ekipet e shpëtimit atje po përballen me kërcënimin e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut dhe shkëmbinjve në kërkimin e një numri njerëzish të zhdukur nga tërmeti i kësaj jave.

Kërkuesit zbuluan dy trupa të tjerë pas tërmetit të së mërkurës me magnitudë 7.4 që goditi qarkun lindor të Hualien me popullsi kryesisht rurale, duke bllokuar qindra në një park kombëtar, ndërsa gurët zbrisnin nga malet, duke shkaktuar pengesa nëpër rrugë, raporton Reuters. 

Rreth 50 tërmetet të tjera e kanë goditur vendin gjatë natës pas tërmetit të parë, disa prej të cilëve janë ndierë edhe në Taipei. 

“Shiu rrit rreziqet e rënies së shkëmbinjve dhe rrëshqitjeve të dheut, të cilat janë aktualisht sfidat më të mëdha”, ka thënë Su Yu-ming, drejtuesi i një ekipi kërkimi.

"Këta faktorë janë të paparashikueshëm, që do të thotë se ne nuk mund të konfirmojmë numrin e ditëve të nevojshme për operacionet e kërkim-shpëtimit”, ka shtuar ai.

Departamenti i zjarrfikësve të Tajvanit ka thënë se dy trupa u gjetën në male, por nuk e përditësoi menjëherë numrin e të vdekurve. Numri i të zhdukurve është 18, tre prej tyre të huaj me kombësi australiane dhe kanadeze.