Botë

Shkon në 12 numri i të vdekurve nga shpërthimet e pejxherëve në Liban e Siri

Trajtimi i te lenduarve nga shperthimi i pejxhereve te Hezbollahut

Foto: Associated Press

Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firass Abiad, ka thënë se 12 persona kanë humbur jetën, përfshirë një vajzë tetëvjeçare e një djalë 11-vjeçar, nga shpërthimet e pejxherëve të Hezbollahut në Liban dhe Siri, raporton “BBC”. 

Duke folur në konferencë për media ka thënë se edhe punonjës shëndetësorë ka në mesin e atyre që kanë humbur jetën nga shpërthimi i pejxherëve.

Abiad ka thënë se afro 2750 persona gjenden ende në spital dhe po trajtohen. Ai ka thënë se disa prej të lënduarve janë dërguar në Iran dhe Siri për trajtim, porse 98 për qind e tyre do të trajtohen në Liban. 

Abiad ka thënë se rreth 750 u lënduan në jug të Libanit dhe rreth 1750 në zonën e Bejrutit. Rreth 10 për qind e tyre janë në gjendje kritike, disa në intensive. 

Abiad ka thënë se rreth 100 spitale kanë pranuar pacientë, janë kryer 460 operime, ku shumica ishin për shkak të lëndimeve në sy, fytyrë dhe ekstremitete, veçanërisht në duar. 

Ka pasur amputime, përfshirë gishta e duar. 

“Ka qenë e vështirë. Shumica e pacientëve ishin të rinj në të 20-tat dhe në disa raste u desh t’u hiqeshin dy sytë”, tha oftamologu Elias Warrak nga Spitali Universitar Mount Lebanon në Bejrut.