Shpyllëzimi

Shkencëtarët të shqetësuar: Shimpanzetë po ushqehen me jashtëqitjen e lakuriqëve

Majmuni bardh e zi dhe shimpanza

Majmuni bardh e zi dhe shimpanza

Shimpanzetë në një pyll të mbrojtur në Ugandë po detyrohen të hanë jashtëqitjen e lakuriqëve, guanon, pasi nuk ka mbetur ushqim i mjaftueshëm për ta nga shpyllëzimi që po ndodh nga fermerët që merren me prodhimin  duhanit, raporton Daily Mail.

Shkencëtarët janë shumë të shqetësuar pasi përveç shimpanzeve, me guano po ushqehen edhe antilopat dhe një lloj tjetër i majmunëve, të cilët vlerat ushqyese të palmës raffia, i zëvendësuan me guanon, pasi kjo e fundit përmban hekur, magnez, kalcium e të tjera vlera ushqyese, por gjithashtu shkencëtarët gjetën se kjo jashtëqitje përmban edhe 27 viruse të ndryshme përfshirë një koronavirus që deri më tani ishte i panjohur për njerëzit.

Shkencëtarët gjithashtu po shqetësohen se mos kafshët janë të gjitha të infektuara me sëmundje që lakuriqët mund të bartin të tilla si Ebola dhe SARS-CoV-2, të cilat nga gjitarët kaluan te njerëzit.

Në një studim të ri që u publikua në revistën Communications Biology, shkencëtarët treguan se shimpanzetë në pyllin Budongo të Ugandas rregullisht po ushqehen me jashtëqitjen e lakuriqëve.
Kur anëtarët e studimit e panë për herë të parë këtë gjë mbetën të tmerruar dhe shumë të shqetësuar.

“Të gjithë patëm të njëjtin mendim, se këto kafshë të gjitha duhet të jenë të ekspozuara në viruse të tmerrshme që vijnë nga lakuriqët”, ka thënë për revistën Science lideri i studimit Tony Goldberg, epidemiolog veteran në Universitetin Wisconsin në Madison, SHBA.

Ai gjithashtu ka thënë se ky mund të jetë problem i madh, pasi frika e tij bazohet në sëmundjet e mëparshme që erdhën nga lakuriqët si Ebola e SARS-CoV-2.
Ekipi i Shkencëtarëve ka deklaruar se dyshojnë se këto sëmundje duhet të kenë infektuar majmunët dhe pastaj erdhën te njerëzit pasi ata patën kontakt me kufomat e këtyre majmunëve.

“Pasi ky zakon u dokumentua, ekipi i shkencëtarëve i treguan botës një mënyrë shumë të pa dëshirueshme të shpërndarjes së viruseve nga lakuriqët te njerëzit. Këta shkencëtarë po dokumentojnë një ‘tërmet’ të tmerrshëm ekologjik” ka thënë shkencëtari i biologjisë evolutive Pascal Gagneux, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Industria e duhanit ka qenë një katastrofë për pyjet e Ugandas, pasi është shpyllëzuar nga palma raffia, e cila ishte ushqimi i shimpanzeve pasi kjo palmë ka pasur shumë vlera ushqyese të nevojshme për ta si kalciumi, hekuri, kaliumi, magnezi, mangani, sodiumi dhe fosfori.

 

Fotografi nga studimi:
a. pema ku banojnë lakuriqët
b. shimpanzetë duke konsumuar jashtëqitjen e lakuriqëve
c. lloji i majmunëve bash e zi duke konsumuar jashtëqitjen e lakuriqëve
d. antilopa duke konsumuar jashtëqitjen e lakuriqëve


 Por, fermerët e duhanit përdorin këtë palmë për të lidhur të korrat dhe që nga 2012 kjo pemë është fshirë nga pylli Budongo.

Shimpanzetë dhe kafshët e tjera gjithashtu ushqehen edhe me argjilën që ndodhet në dheun e atij pylli, e cila përmban të njëjtat vlera ushqyese.

Një shimpanzë duke konsumuar argjilë

Goldberg dhe ekipi i tij, në raportin e studimit, kanë shkruar se kanë testuar jashtëqitjen e lakuriqëve dhe kanë parë se ka të njëjtat vlera ushqyese si palma raffia.

Ndërkohë shkencëtarë të tjerë kanë studiuar për 60 vjet sjelljet e majmunëve dhe asnjëherë nuk kanë raportuar të kenë parë të hanë jashtëqitjen e lakuriqëve.

Antilopa, majmuni bardh e zi dhe shimpanza