Botë

Shkarkohet ministrja e Jashtme e Argjentinës pasi u votua pro heqjes së embargos ndaj Kubës

Diana Mondino

Foto: Associated Press

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, ka shkarkuar të mërkurën ministren e Jashtme, disa orë pasi shteti i tij votoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pro heqjes së embargos ekonomike të SHBA-së ndaj Kubës, raporton agjencia “AP”. 

Ministrja e Jashtme, Diana Mondino, u zëvendësua me ambasadorin e Argjentinës në SHBA, Gerardo Werthein, ka njoftuar në rrjetin social “X” zëdhënësi i Mileit, Manuel Adorni. 

Adorni nuk i ka elaboruar arsyet prapa zëvendësimit, por njoftimi erdhi disa orë pasi Argjentina votoi të mërkurën pro heqjes së embargos ndaj Kubës. 

Zyra e Presidentit më vonë konfirmoi, në një komunikatë për media, se shkarkimi ishte për shkak të mënyrë së votimit në OKB. 

“Vendi ynë është kategorikisht kundër diktaturës kubane dhe do të mbetet i vendosur në promovim të politikës së jashtme që dënon të gjitha regjimet që përjetësojnë shkeljen e të drejtave të nerjiut dhe lirive individuale”, është thënë nga zyra e Mileit. 

Të mërkurën, 187 shtete, përfshirë Argjentinën, votuan pro rezolutës së OKB-së që dënon embargon e SHBA-së ndaj Kubës. Vetëm SHBA-ja dhe Izraeli votuan kundër saj. 

Që kur ma marrë pushtetin në dhjetor të vitit 2023, Milei ka shtyrë vendin e tij drejt një politike të jashtme më të rreshtuar kah SHBA-ja.