Një video e siguruar nga TMZ tregon momentin kur një sulmues filloi të gjuante me armë zjarri në një tubim elektoral të Donald Trumpit në Pensilvani.
FBI-ja thotë se po e trajton incidentin si një atentat.
Një pjesëtar i audiencës është vrarë nga të shtënat dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë, ka bërë të ditur policia.
Ish-presidenti Donald Trump është plagosur, pasi plumbi ia ka prekur vetëm pak veshin e djathtë, duke e lënë të gjakosur.
Sulmin e kanë dënuar liderë botërorë, derisa presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se dhuna është e papranueshme në SHBA.