Një burrë i armatosur që besohet se po udhëtonte nga Indiana është qëlluar nga agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së pranë Shtëpisë së Bardhë pas një konfrontimi herët të dielën, sipas autoriteteve.
Askush nuk është plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur në mesnatë, sipas një deklarate të Shërbimit Sekret, raporton CBS42.
Presidenti Donald Trump ishte në Florida në momentin e të shtënave.
Shërbimi Sekret mori informacion nga policia lokale për një "individ vetëvrasës" të dyshuar, i cili po udhëtonte nga Indiana dhe gjeti veturën e burrit dhe një person që përputhej me përshkrimin e tij aty pranë.
“Ndërsa oficerët u afruan, personi nxori një armë zjarri dhe pasoi një konfrontim i armatosur, gjatë të cilit u qëllua nga personeli ynë”, ka njoftuar Shërbimi Sekret në një deklaratë.
I dyshuari është shtruar në spital. Shërbimi Sekret ka thënë se nuk dihet për gjendjen e tij.