Të paktën shtatë persona kanë vdekur dhe disa dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja, pasi një ndërtesë në shtetin perëndimor indian të Gujarat është shembur të shtunën, sipas policisë dhe zyrtarëve të shpëtimit.
Ndërtesa pesëkatëshe u shemb të shtunën pasdite në qytetin Surat, u ka thënë gazetarëve të dielën Babulal Yadav, nga Forca Kombëtare e Reagimit ndaj Fatkeqësive, raporton CNN.
Operacionet e shpëtimit rifilluan të dielën ndërsa ekipet u përpoqën të pastronin mbeturinat pas shembjes, ka bërë të ditur zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit Rajesh Parmar, duke shtuar se është e paqartë se sa njerëz mbeten ende të bllokuar.
Ai tha se një grua është shpëtua pas një operacioni 12 orësh të shtunën.
Ende nuk është përcaktuar shkaku i shembjes.