Botë

Shefi i Pentagonit: SHBA-ja s’do të dërgojë trupa në Ukrainë

Pete Hegseth - sekretar i Mbrojtjes i SHBA-se

Foto: Associated Press

Sekretari i mbrojtjes në administratën e Donald Trump, Pete Hegseth, ka deklaruar të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të dërgojnë trupa ushtarake në Ukrainë në asnjë rrethanë. 

Ai ka shtuar gjithashtu se SHBA-ja do t’i shtyjë aleatët e saj evropianë që të shpenzojnë më shumë në mbrojtje, kur të takohet me ata këtë javë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Kontinenti evropian meriton të jetë i lirë ndaj çdo agresioni, por duhet të jenë aleatët evropianë ata që duhet të investojnë më shumë në mbrojtje individuale dhe kolektive” është shprehur Hegseth.