Shefi i inteligjencës së jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, ka zhvilluar një telefonatë të martën me drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA (CIA), John Ratcliffe, ka njoftuar të mërkurën agjencia e lajmeve Interfax.
Ata kanë diskutuar çështjet e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të tyre përkatëse të inteligjencës dhe menaxhimit të krizave.
Zyrtarë të lartë nga SHBA-ja dhe Rusia janë takuar javë më parë në Riad të Arabisë Saudite për të diskutuar për fundin e luftës në Ukrainë.
Palët kanë njoftuar pas takimit se janë pajtuar për tri pika, duke përfshirë këtu rikthimin e funksionalitetit të ambasadave përkatëse në Uashington dhe Moskë dhe po ashtu rritjen e bashkëpunimit ekonomik.