Botë

SHBA-ja teston bombarduesit B-1B për herë të parë në 7 vjet

B-1B

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një bombardues me rreze të gjatë B-1B mbi Gadishullin Korean të mërkurën në stërvitjen e parë të bombardimeve në shtatë vjet. 

Bombarduesi amerikan B-1B kreu stërvitje të përbashkëta ajrore me avionë të tjerë luftarakë të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut. 

Ministria bëri të ditur se bombarduesi B-1B hodhi municionet e sulmit të përbashkët gjatë stërvitjes teksa po shoqërohej nga avionët e Koresë së Jugut, stërvitja e parë e tillë bombarduese që nga viti 2017.

JDAM është një sistem udhëzues i cili i bën bombat më të përpikta. Sistemi drejtohet përmes GPS (Sistemi botëror i navigimit), raporton AP. 

Të gjithë avionët luftarakë, bombarduesit dhe dronët amerikanë mund të përdorin sistemin JDAM dhe municionet janë ndër sistemet e armëve që Shtetet e Bashkuara ia kanë ofruar Ukrainës për ta ndihmuar ta luftojë pushtimin rus. 

Stërvitja shihet si një shfaqje force kundër Koresë së Veriut në mes të tensioneve në rritje për shkak të lëshimeve të fundit të balonave me plehra drejt Koresë së Jugut.