Botë

SHBA-ja s’po e tradhton Ukrainën, thotë sekretari amerikan i Mbrojtjes

Pete Hegseth

Pete Hegseth

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se përpjekja e SHBA-së për të negociuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë "sigurisht nuk është një tradhti" ndaj ushtarëve ukrainas që kanë luftuar kundër pushtimit këto tre vjetët e fundit.

Duke folur në një takim të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s të enjten ën Bruksel, Hegseth ka thënë SHBA-ja ka bërë një “angazhim të jashtëzakonshëm” ndaj NATO-s, duke shtuar se asnjë vend nuk ka një angazhim më të madh ndaj misionit të Ukrainës sesa SHBA-ja, raporton Reuters.

Ai ka shtuar se SHBA-ja ka investuar mbi 300 miliardë dollarë në stabilizimin e vijës së frontit pas agresionit të Rusisë, duke thënë se bota është "me fat" që ka presidentin Trump dhe se, tani për tani, vetëm ai "mund të mbledhë fuqitë për të sjellë paqen".

Hegseth ka deklaruar të mërkurën se do të ishte joreale të mendohej se Ukraina mund të kthehej në kufijtë e saj të para vitit 2014, pasi ai minimizoi shanset e Kievit për t'u bashkuar me NATO-n.

LEXO EDHE: