Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja do të qëndronte në NATO, nëse shtetet e tjera anëtare i paguajnë detyrimet e tyre në raport me aleancën.
Në një intervistë të parë për NBC që nga zgjedhja president, Trumpi ka thënë se SHBA-ja duhet të jetë e bindur që po trajtohet në mënyrë të drejtë brenda aleancës veri-atlantike.
"Nëse ata paguajnë faturat e tyre dhe nëse sillen korrekt, nëse na trajtojnë me drejtësi, përgjigja është: absolutisht, unë do të qëndroja në NATO", është shprehur Trumpi.
"Por ekziston gjithashtu absolutisht mundësia e largimit të Amerikës", ka shtuar ai.
Trumpi po ashtu ka thënë se Ukraina me gjasë duhet të pesë më pak ndihmë nga SHBA-ja, kur ai të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.