Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi të mërkurën një ndihmë shtesë në vlerë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën. Blinkeni e quajti ndihmën "fondi i sipërmarrjes së mbrojtjes".
Ndihma do t’i mundësojë Ukrainës të rrisë blerjet e armëve dhe të forcojë bazën e saj të mbrojtjes-industriale, raporton AP.
“Do të japim 2 miliardë dollarë shtesë në financim të huaj ushtarak për Ukrainën. Kjo do të ndihmojë Ukrainën në marrjen e armëve. E dyta është të fokusohemi gjithashtu në diçka për të cilën sapo foli Dmytro, investimi në bazën industriale të mbrojtjes të Ukrainës, duke ndihmuar në forcimin edhe më tej të kapacitetit të saj për të prodhuar atë që i nevojitet për vete, por edhe për të prodhuar për të tjerët. Dhe së fundi, duke përdorur këtë fond për të ndihmuar Ukrainën të blejë pajisje ushtarake nga vende të tjera, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Blinken.
Ndihma vjen në kohën kur forcat ukrainase po detyrohen të zmbrapsen në rajonin e Kharkivit, për shkak të luftimeve të ashpra ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka anuluar disa udhëtime për shkak të situatës në rajonin e qytetit të dytë më të madh ukrainas.
LEXO EDHE: