Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e pjesëve rezervë të aeroplanëve luftarakë F-16 në Tajvan për rreth 80 milionë dollarë, raporton agjencia “Reuters”.
“Shitja do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së blerësit dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak dhe përparimit ekonomik në rajon”, kanë deklaruar nga Pentagoni.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit ka falënderuar Shtetet e Bashkuara. Ministria ka njoftuar se shitja do të finalizohet në muajin korrik.
Kina i ka kërkuar vazhdimisht SHBA-së, që është edhe furnizuesi më i rëndësishëm i armëve të Tajvanit, që të ndalojë shitjen e armëve në ishull, të cilin Pekini e pretendon si territor të tij.