Botë

SHBA-ja ka filluar dëbimin e imigrantëve për në Guantánamo Bay

Guantanamo

Foto: Associated Press

Sekretarja për media në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt, ka njoftuar se dy fluturime me imigrantë të paligjshëm janë nisur për në bazën amerikane në Kubë. 

Fluturimi është nisur nga Ford Bliss, Teksas. Një fluturim tjetër kishte ndodhur të hënën, ka raportuar “The Guardian”.

CNN ka raportuar se njëri prej fluturimeve kishte “nëntë ose dhjetë” persona, që ishin arrestuar në SHBA pa dokumente imigrimi. 

Forcat e Doganave dhe Imigrimit të SHBA-së (ICE) nuk kanë komentuar për rastin. 

Leavitt ka deklaruar për Fox Business Network se “presidenti Trump e ka seriozisht, dhe nuk do të lejojë që SHBA-ja të bëhet tokë e hedhjes së imigrantëve ilegal nga e gjithë bota. Sot fluturimet e para na SHBA-ja për në Guantánamo Bay me imigrantë ilegalë janë nisur”. 

Donald Trumpi, javën e kaluar ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për përgatitjen e një kampi dënimi në bazën detare në Guantánamo, për të cilën ka deklaruar se mund të mbajë deri në 30,000 imigrantë të rrezikshëm të depërtuar nga SHBA-ja.

“Disa prej tyre janë të rrezikshëm, ne nuk ju besojmë as vendeve të tyre (të origjinës) t’i mbajnë ato sepse ne nuk i duam ata të kthehen, prandaj ne jemi duke i dërguar ata në Guantánamo, kjo do t’i dyfishoj kapacitetet tona menjëherë”. 

Leavitt ka shtuar se Trumpi është i vendosur për të kompletuar atë që ai më herët e ka quajtur “përpjekja më e madhe e depërtimit në historinë e Amerikës”, për largimin e rreth 15 deri në 20 milionë personave, për të cilën ai ka thënë se do të përfshijë ushtrinë për të arritur atë.