Botë

SHBA-ja i vë veto rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Këshilli i Sigurimit

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara kanë vënë veton ndaj një rezolute të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në luftën në Gaza, sepse ajo nuk kërkon lirimin e menjëhershëm të pengjeve të zënë rob nga Hamasi në Izrael, në tetor të vitit 2023.

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh votoi 14-1 në favor të rezolutës së sponsorizuar nga 10 anëtarët e zgjedhur, raporton AP.

Ndryshe nga pesë anëtarët e përhershëm, SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca, anëtarët e zgjedhur nuk kanë të drejtë vetoje.

Rezoluta që u hodh në votim “kërkon një armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm që të respektohet nga të gjitha palët, dhe më tej përsërit kërkesën e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”. 

LEXO EDHE: