Botë

SHBA-ja i shpall organizata terroriste kartelet e drogës

SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mërkurën kanë klasifikuar kartelet e drogës duke përfshirë Tren de Aragua dhe kartelin Sinaloa, si organizata terroriste, sipas njoftimit të Regjistrit Federal. 

Kjo lëvizje erdhi pasi presidenti Donald Trump ka shtyrë depërtimin e imigrantëve ilegalë që dyshohet se janë anëtarë të bandave në SHBA. 

Në njoftimi e lëshuar nga sekretari i shtetit Marco Rubio thuhet se grupet shfaqin rrezik ndaj sigurisë kombëtare të SHBA-së, politikës së jashtme dhe interesave ekonomike, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

Pasi mori detyrën më 20 janar, Trumpi bëri thirrje ndaj zyrtarëve të vlerësojnë nëse duhet që kartelet kriminale ose bandat trans-nacionale të klasifikohen si grupe terroriste. 

CNN gjatë javës ka raportuar se CIA po përdorte dron zbulimi në Meksikë. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka deklaruar të mërkurën se fluturimet e dronëve të SHBA-së mbi territorin e Meksikës ishin pjesë e bashkëpunimit në mes dy vendeve. 

Gjatë mandatit të parë 2017-2021, Trumpi ka konsideruar klasifikimin e karteleve në organizata terroriste, por nuk e bëri. Arsyet ishin se ata mund të dëmtonin marrëdhëniet me Meksikën dhe kjo vlerësohej se mund të minonte luftën kundër trafikimit të narkotikëve, si dhe azilkërkuesit mund ta kishin më të lehtë të fitonin azil në SHBA, pasi do të deklaroheshin se po iknin nga terrorizmi. 

Klasifikimi i një grupi si organizatë e huaj terroriste, ka për qëllim t’i dëmtojë financat përmes sanksioneve, që përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për anëtarët e grupit dhe bashkëpunëtorët. 

Pasi mori detyrën, Trumpi ka urdhëruar administratën e tij të përgatitet për mundësinë e aktivizimit të Ligjit në kohën e luftës të vitit 1798 që mund t’i lejojë atij të depërtojë anëtarë të dyshuar të bandave pa vendim të gjykatës, edhe pse ai akoma nuk e ka marrë këtë hap.