Botë

SHBA-ja i kërkon Izraelit që të parandalojë përshkallëzimin me Hezbollahun

Yoav Gallant dhe Lloyd Austin

Yoav Gallant dhe Lloyd Austin

Foto: Associated Press

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin i ka thënë ministrit izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant se është "jashtëzakonisht i shqetësuar" për një rritje të sulmeve me raketa në kufirin Izrael-Liban nga Hezbollahu. 

Gjatë një takimi të martën në Washington, Austin ka thënë se një luftë tjetër midis Izraelit dhe Hezbollahut mund të bëhet lehtësisht një luftë rajonale, raporton AP.

Ai i ka kërkuar diplomacisë izraelite që të parandalojë përshkallëzimin e situatës. 

Ndërkaq Gallant ka thënë para gazetarëve se Izraeli ishte "i vendosur të vendoste sigurinë", në veri të Izraelit. 

Një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë Gallant se ishte thelbësore të shmangej përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe të gjendej një zgjidhje që lejon familjet izraelite dhe libaneze të kthehen në shtëpitë e tyre.