Botë

SHBA-ja i deporton anëtarët e bandave në El Salvador, pavarësisht vendimit të gjykatës

Venezuela

Foto: Associated Press

Avionët që i transportonin mbi 200 venezualianë të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbritur në El Salvador, disa orë pasi një gjykatës amerikanë urdhëroi Administratën Trump që të mos e bënte këtë.

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka deklaruar se 238 pjesëtarët e bandës Tren de Aragua kishin mbërritur, së bashku me 23 pjesëtarë të bandës ndërkombëtare MS-13, ka raportuar të dielën BBC-ja. Mbërritja e tyre u bë në kohën kur gjykatës federal bllokoi vendimin e presidentit Donald Trump që të thirrej në ligjin për justifikimin e dëbimeve, derisa Bukele u tall me gjykatësin, duke u shprehur me “ooops...Shumë vonë”.

Vendimi i Trumpit për të dërguar kriminelë të dyshuar nga vendet e tjera në El Salvador ishte një marrëveshje që Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e konsideroi marrëveshja më e paprecedentë dhe e jashtëzakonshme kudo në botë".

Bukele ka njoftuar se të arrestuari u transferuan në Qendrën e Mbajtjes kundër Terrorizmit të kryeqytetit, duke shtuar se SHBA-ja do të paguajë një tarifë shumë të ulët për ta, “por një tarifë të lartë për ne”.

Rubio e ka konfirmuar mbërritjen e anëtarëve të bandave, derisa e falënderoi Bukelen duke thënë se është udhëheqësi më i fortë i sigurisë në rajonin tonë. Gjykatësi amerikan, James Boasberg, e kishte urdhëruar ndalimin e dëbimit, duke u thirrur në Aktin e Armiqve të huaj të vitit 1798.

Sipas ligjit, SHBA-ja mund të arrestojë dhe deportojë njerëz që kërcënojnë sigurinë e vendit pa një proces të rregullt ligjor.