Botë

SHBA-ja godet Rusinë dhe Korenë e Veriut me sanksione

Vladimir Putin & Kim Jong Un

Vladimir Putin & Kim Jong Un

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione te reja për Korenë e Veriut dhe Rusinë të hënën, të cilat Departamenti i Thesarit ka thënë se ka shënjestruar aktivitetet financiare dhe mbështetjen ushtarake të Fenianit ndaj Moskës.

Sanksionet, të cilat listojnë bankat, gjeneralët dhe zyrtarët verikoreanë, si dhe kompanitë ruse të dërgesave të naftës, janë masa e fundit amerikane e synuar për ta përçarë mbështetjen veriokoreane për luftën e Rusisë në Ukrainë, raporton agjencia Reuters.

Bankat verikoreane të shënjestruara përfshijnë “Golden Triangle Bank” dhe “Korea Mandal Credit Bank”, është thënë në deklaratën e Departamentit të Thesarit.

Zyrtarët përfshijnë gjeneralët verikoreanë, për të cilët Departamenti ka thënë se ishin në mesin e mijëra trupave që Feniani i ka dërguar në Rusi për ta ndihmuar luftën ruse në Ukrainë.

Ukraina ka thënë javën e kaluar se Rusia ka filluar t’i përdorë trupat verikoreanë në numër të konsiderueshëm, për të kryer sulme ndaj forcave ukrainase që luftojnë për të mbajtur enklavë në rajonin Kursk të Rusisë.

Kievi vlerëson se ka rreth 11 mijë veriokoreanë në total, duke shtuar forcën ushtarake prej dhjetëra mijëra rusëve.

Rusia as nuk e ka konfirmuar e as mohuar prezencën e verikoreanëve në ushtrinë e saj.