Botë

SHBA-ja e shqetësuar rreth ndërhyrjeve të mundshme në zgjedhjet në Rumani

Calin Georgescu

Calin Georgescu

Foto: Associated Press

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin për zgjedhjet presidenciale të Rumanisë pas deklasifikimit të dokumenteve që tregonin se shteti anëtar i NATO-s ishte një objektiv i "sulmeve agresive hibride ruse" gjatë një periudhe prej tre votimesh radhazi.

Ultranacionalisti pro-rus, Calin Georgescu arriti fitoren në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 24 nëntor, një surprizë e madhe në një vend në krahun lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

Dokumentet e deklasifikuara nga këshilli i lartë i sigurisë i Rumanisë të mërkurën, treguan se Georgescu u promovua masivisht në platformën e mediave sociale TikTok përmes llogarive të koordinuara, algoritmeve të rekomandimit dhe promovimit me pagesë.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka thënë se Uashingtoni është i shqetësuar për raportin e këshillit "për përfshirjen ruse në aktivitetin kibernetik keqdashës të krijuar për të ndikuar në integritetin e procesit zgjedhor rumun".

Georgescu, 62 vjeç ka thënë se do t'i japë fund ndihmës rumune për Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë dhe thotë se e konsideron presidentin rus, Vladimir Putin një udhëheqës dhe patriot të vërtetë.

Rumunët do të votojnë në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të dielën dhe parashihet që Georgescu të mposht centristen pro-evropiane Elena Lasconi, sipas analistëve dhe diplomatëve.