Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në konferencë për media ka thënë se SHBA-ja dëshiron një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme.
“SHBA-ja përkrah të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten kundër terrorizmit, por në të njëjtën kohë dëshiron një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme”, ka thënë Miller në konferencë për media të hënën.
Miller i pyetur për raportimet se Izraeli po planifikon një ndërhyrje tokësore në Liban, ai ka thënë se s’mund të flasë për operacionet ushtarake izraelite. Por, tregoi se Izraeli e ka njoftuar SHBA-në për “operacione të kufizuara” në afërsi të kufirit me Libanin.
Ai ka thënë se SHBA-ja ende përkrah marrëveshjen e armëpushimit. Ai ka thënë se kjo do të nënkuptonte armëpushim 21-ditorë.
Miller ndërkohë ka thënë se është i shqetësuar për ndikimin humanitar, ku është paralajmëruar zhvendosja e deri 1 milion libanezëve.