Funerali me nderime shtetërore i ish-presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter, do të mbahet më 9 janar në Katedralen Kombëtare të Washingtonit. Ajo ditë do të jetë edhe ditë zie kombëtare që do të mbahet për nder të presidentit më jetëgjatë të SHBA-së, raporton "BBC".
Walter Mondale, që kishte shërbyer si zëvendëspresident i Carterit, kishte planifikuar ta mbante fjalimin për ish-shefin e tij, por ai vdiq në vitin 2021. Kështu që djali i Mondales planifikon ta lexojë eulogjinë në funeral, siç raporton New York Times.
Jimmy Carter vdiq të dielën, në moshën 100-vjeçare, në shtëpinë e tij në Plains, Georgia.
Sipas informatave do të ketë gjithashtu ceremoni publike në Atlanta, Georgia, përpara se Carter të varroset në Plains.
Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Bide - duke u bazuar në zakonet për të shënuar vdekjen e figurave të rëndësishme publike dhe liderëve - ka urdhëruar që flamujt amerikanë në pronat federale të ulen në gjysmështizë për 30 ditë.
Koha do të përfshirë edhe inaugurimin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump. Inaugurimi i Trumpit do të bëhet më 20 janar.
Të dielën, Biden ka udhëzuar Departamentin e Shtetit që t’i fillojë përgatitjet për funeralin me nderime shtetërore të Carterit në Washington.