Botë

SHBA-ja dhe Ukraina gati ta finalizojnë marrëveshjen për mineralet

Volodymyr Zelensky - Donald Trump

Foto: Associated Press

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, ka thënë se Ukraina dhe SHBA-ja janë në "fazën përfundimtare të negociatave" për një marrëveshje mineralesh.

Zelensky në fillim të këtij muaji ka hedhur poshtë një marrëveshje që do t'i jepte SHBA-së qasje në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes ushtarake të SHBA-së, raporton BBC.

Por në një postim në rrjetet sociale, Stefanishyna ka shkruar se ekipet ukrainase dhe amerikane janë në fazën përfundimtare të negociatave në lidhje me marrëveshjen për mineralet.

“Negociatat kanë qenë shumë konstruktive, me pothuajse të gjitha detajet kryesore të finalizuara. Ne jemi të përkushtuar që ta përfundojmë këtë me shpejtësi për të vazhduar me nënshkrimin e tij.  Shpresojmë se liderët e SHBA-së dhe Ukrainës mund ta nënshkruajnë dhe ta miratojnë atë në Uashington sa më shpejt për të shfaqur angazhimin tonë për dekadat e ardhshme”, ka shkruar ajo.

Lexo përditësimet tjera
Ukraine

Liderët e BE-së dhe Kanadasë mbërrijnë në Kiev për trevjetorin e luftës

Udhëheqësit evropianë dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, kanë mbërritur të hënën në Kiev, në mbështetje...