Botë

SHBA-ja dërgon anije e avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

luftanije

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin luftanije dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme për të ndihmuar mbrojtjen e Izraelit nga sulme të mundshme nga Irani dhe aleatë të tij, ka thënë Pentagoni.

Tensionet mbesin të larta në rajon pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Iran dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut.

Forcat e mbrojtjes raketore u vendosën në gjendje gatishmërie për t’u vendosur, ka theksuar Pentagoni, duke shtuar se angazhimi i tij për ta mbrojtur Izraelit është “i palëkundur”.

Lideri i Iranit, Ayatollah Khamenei, është zotuar për “ndëshkim të ashpër” ndaj Izraelit për vrasjen e Haniyehut, ndërsa ka shpallur tri ditë zie.

Haniyeh konsiderohej lideri i Hamasit dhe luajti rol të rëndësishëm në negociatat që kishin synim arritjen e armëpushimit në Gaza. Vdekja e tij erdhi disa orë pasi Izraeli pretendoi se kishte vrarë Fuad Shukurin, komandantin e lartë të Hezbollahut.

Në deklaratën e Pentagonit thuhet se dërgimi i mjeteve “do ta përmirësojë mbrojtjen e forcave amerikane.... ta rrisë mbështetjen për mbrojtjen e Izraelit dhe sigurojë se SHBA-ja është e përgatitur t’u përgjigjet rrethanave të ndryshme”.