Botë

SHBA-ja dërgon aeroplanmbajtëse në Kore të Jugut, në përgjigje të asajt të Veriut

Aeroplanmbajtese

Një aeroplanmbajtëse amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut të dielën në shenjë mbështetjeje, disa ditë pasi Koreja e Veriut testoi raketat e lundrimit për të demonstruar aftësitë e saj kundërsulmuese.

Mbërritja e USS Carl Vinson dhe grupit të saj sulmues në portin e Koresë së Jugut të Busanit kishte për qëllim të shfaqte një aleancë të fortë ushtarake SHBA-Kore Jugore përballë kërcënimit të vazhdueshëm të Koresë së Veriut, dhe të rriste ndërveprimin e aseteve të kombinuara të aleatëve, ka njoftuar marina e Koresë së Jugut në një deklaratë, raporton AP. 

Ajo ka bërë të ditur se ishte aeroplanmbajtësja e parë amerikane që udhëton në Korenë e Jugut që nga qershori i kaluar. Vendosja e transportueses pritet të zemërojë Korenë e Veriut, e cila i sheh dislokimet e përkohshme të aseteve të tilla të fuqishme ushtarake amerikane si një kërcënim të madh për sigurinë.

Koreja e Veriut u është përgjigjur disa dislokimeve të kaluara të aeroplanmbajtësve amerikanë, bombarduesve me rreze të gjatë dhe nëndetëseve me teste raketash me energji bërthamore.