Një bombë që është përdorur nga Izraeli për të vrarë liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah në Bejrut, ka qenë armë e krijuar në Amerikë, ka thënë një senator i SHBA-së të dielën.
Mark Kelly, kryetar i Nënkomitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura Ajrore, ka thënë se Izraeli ka përdorur një bombë 900 kilogramëshe të serisë Mark 84, gjatë një interviste me NBC-në. “Bomba 900 kilogramëshe që u përdor, është një bombë e serisë Mark 84, për ta vrare Nasrallahun”, ka raportuar Reuters.
Ushtria izraelite tha të shtunën se e kishte eliminuar Nasrallahun në një sulm ndaj selisë së komandës qendrore në periferitë jugore të Bejrutit.
Ushtria izraelite ka refuzuar të komentojë se çfarë armësh janë përdorur në sulm.