Botë

Sekuestrohen 3 tonë kokainë në Kolumbi

Droga e sekuestruar ne Kolumbi

Marina kolumbiane ka sekuestruar të martën mbi 3 tonë kokainë që ishin ngarkuar në një skaf në ujërat e Karaibeve, afër ishullit San Andres, raporton agjencia “AP”.

Sipas vlerësimit të autoriteteve të vendit, ngarkesa ka një vlerë tregu prej 113 milionë dollarësh amerikanë dhe është ngarkesa më e madhe e kokainës e kapur këtë vit.

Pesë persona u arrestuan gjatë operacionit.

Administrata kolumbiane ka ndryshuar politikën e saj kundër luftimit të drogës, duke thënë se tani synon të shënjestërojë liderët dhe trafikantët e profilit të lartë.

Ata synojnë gjithashtu të promovojnë kultivimin e kulturave zëvendësuese për fermerët, duke u ofruar atyre një alternativë ligjore dhe fitimprurëse.