Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se nuk duhet të ketë paqe të imponuar në Ukrainë, teksa ka shtuar se çdo zgjidhje për konfliktin duhet të përfshijë SHBA-në.
“Është shumë e qartë për mua se nuk duhet të ketë asnjë zgjidhje që nuk përfshin gjithashtu SHBA-në. Detyra tjetër është të sigurohet që të mos ketë paqe të imponuar”, ka deklaruar Scholzi në një intervistë për Politico, të publikuar të enjten.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka diskutuar të mërkurën për luftën në Ukrainë në një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Trumpi ka thënë se Putini dëshiron paqe dhe se të njëjtën gjë e do edhe Zelensky.
LEXO EDHE: