Botë

Scholzi u përgjigjet kritikave ndaj telefonatës me Putinin

Olaf Scholz

Foto: Associated Press

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se biseda e tij me presidentin rus, Vladimir Putin të premten nuk ka treguar se Putini ka ndryshuar mendjen për luftën në Ukrainë, e gjithashtu edhe e ka mbrojtur vendimin e tij për ta telefonuar Kremlinin, raporton Reuters.

Telefonata një orëshe e Scholzit me Putinin, komunikimi i tyre i parë i drejtpërdrejtë në pothuajse dy vjet, vjen tre muaj përpara zgjedhjeve të parakohshme, në të cilat kancelari përballet me sfidë të ashpër nga populistët e majtë dhe të djathtë.

Kritikët, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, thanë se thirrja ishte shkelje e solidaritetit perëndimor për hir të avantazhit politik të brendshëm. 

Scholzi ka thënë se ishte e rëndësishme për t’i treguar Putinit, se nuk mund të llogarisë në mbështetjen nga Gjermania, Evropa dhe shumë vende të tjera. 

Sipas tij, biseda ishte e detajuar, por kontribuoi në kuptimin se pak ka ndryshuar në pikëpamjet e presidentit rus për luftën.